Futboll

Gjilani tregon fytyrën e vërtetë

Pas humbjes turpëruese ndaj Trepçës ’89 në javën e kaluar, futbollistët e Gjilanit e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë, duke shënuar fitore të thellë në ballafaqim me Ferizajn, me rezultat 3:0. Në bazë të rasteve që ka patur, Gjilani ka mundur të shënojë edhe shumë herë, por kësaj radhe është mjaftuar me tre gola.

Për të parën herë futbollistët e Gjilanit kanë shënuar në kohën shtesë të pjesës së parë, kur nga e majta një gjuajtje dënimi ka dhënë Jonuzi e topi mbi duart e portierit të Ferizajt është përplasur në këndin e epërm të djathtë.

Me të nisur pjesa e dytë, Gjilani sërish ka shënuar, kësaj radhe nga gjuajtja e dënimit. Nga largësia ka gjuajtur Progni, që ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të portës ferizajase. Me golin e dytë të shënuar, Gjilani ka ruajtur qetësinë e lojës, të cilën e prishën vendasit, që nga një gjuajtje dënimi kanë qëlluar tërthorësen. Gjilani mundi edhe disa herë që të shënojë, por deri në fund nuk realizuan me shumë se edhe një gol, të cilin në minutën e fundi e ka shënuar Bushiq, I cili topin e harkuar nga e djathta me kokë e ka futur në rrjetë. Ferizaj – Gjilani 0:3.

You Might Also Like