Futboll

Gjilani veç fitore në fazën përgatitore e mposht ekipin që do të luaj në Evropë

Brenda pak ditësh, SC Gjilani ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në prag të ndeshjes së vlefshme për Europa Confernece League ndaj ekipit nga Luksemburgu, Progrès Niederkorn, shkruan kryelajmi.com.

Kësaj radhe klubi kuq e bardhë që drejtohet nga Klodian Duro është ndeshur me Dukagjinin e Klinës, ekip të cilin Gjilani e ka mundur në fushë të tyre me rezultat 1:0. Të vetmin gol për Gjilanin e ka shënuar mesfushori Arbnor Ramadani.

SC Gjilani deri më tashti ka mbetur pa dy lojtarë, Albert Dabiqajn e Enea Koliqin, kurse pak ditë më parë ka zhvilluar një miqësore me Kukësin, të cilin e ka mposhtur me rezultat 2:1. Kjo ndeshje i ka shërbyer Gjilanit që të huazojë dy lojtarë të Kukësit, të cilit do t’i ketë në dispozicion në ndeshjen në Luksemburg që zhvillohet më 13 korrik./kryelajmi.com/.

You Might Also Like