ARSIMI

Gjithëpërfshirja në fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit, me rezultate pozitive

Është mbajtur takimi “Gjithë-përfshirja në Komunën e Gjilanit, me theks në fushën e arsimit”
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka pasur lëvizje të rëndësishme, sa i përket gjithëpërfshirës në fushën e arsimit.
Ai tregoi se është rritur numri i asistentëve dhe interpretëve, logopedëve, psikologëve, pedagogëve e zyrtarëve të tjerë për fëmijët me nevoja të veçanta të përfshirë në shkolla të rregullta.
Është bërë kontraktimi i shërbimeve shtesë të specializuara.
“Janë krijuar hapësira të përshtatshme në kuadër të shkollave, dhoma burimore”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm Planin e Veprimit të Strategjisë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit, i cili sipas është tejet i nevojshëm.
Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, tha se hartimi i planit tregon qëllimin tonë të përbashkët për të treguar qëndrimin tonë në gjithpërfshirje sa më të madhe të fëmijëve sidomos në fushën e arsimit.
“Do ti përmbushim të gjitha nevojat dhe obligimet sa i përket gjithpërfshirjes”, tha drejtori Nuhiu.
Liridona Kosumi zyrtare për fëmijë me nevoja të veçanta në DKA prezantoi Planin e Veprimit të Strategjisë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit.
Ajo tregoi se është gjatë këtij viti është bërë dyfishimi i numrit të asistentëve, ku janë pranuar 14 dhe janë shpallur edhe 10 pozita edhe për 10 të tjerë. Derisa janë punësuar edhe 2 interpretë.
Janë krijuar hapësira të përshtatshme në kuadër të shkollave dhe 6 dhomave burimore. Është bërë kontraktimi i shërbimeve shtesë të specializuara me psikologë, logopedë, pedagogë e mësues mbështetës, ku DKA-ja ka punësuar 12 psikologë dhe janë në rekrutim edhe 6 psikologë të tjerë dhe janë 4 logopedë.
Ajo tregoi se janë organizuar edhe kampanja vetëdijësuese.
Sipas saj tashmë DKA-ja, ka bazën e të dhënave për fëmijët të cilët janë në sistemin EMIS.
Është themeluar ekipi për braktisje dhe parandalim.
Në këtë takim të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, bashkë me Zyrën Rajonale të OSCE-së në Gjilan, dhanë rekomandimet e tyre edhe përfaqësues nga komiteti i arsimit, shoqatat komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Këshilli i Prindërve, njësiti i të drejtave të njeriut e të tjerë.

You Might Also Like