Gjilan

Gjykata Themelore Gjilan do të punojë edhe të shtunën

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që një pjesë e stafit administrativ të punoj edhe ditën e shtunë, në mënyrë që të lëshohen certifikatat për kandidatët që kanë aplikuar.

Gjykata njofton kandidatët që kanë aplikuar se mund të vijnë të i marrin këto certifikata në ora 15:00, por jo edhe të bëjnë aplikimin ditën e shtunë.

You Might Also Like