Për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit në kuadër te Hajde Shoqnohemi do të mbahet një bashkëbisedim me sociologun Avni Rudakun, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të nxënësve të të gjithave shkollave të mesme të Gjilanit, për disa nga sfidat e socializimit, ngacmimit e problemeve të tjera që nxënësit hasin gjatë kësaj periudhe 3- vjeçare. Krejt kjo do të mbahet përmes takimit virtual, duke u qasur në faqen zyrtare te Hajde Shoqnohemi në platformën e Facebook-ut. Takimi do të mbahet me 31 gusht, ne orën 13:00. Për të gjithë ju, nxënës, prindër të interesuar të merrni pjesë, ju ftojmë të na bashkoheni.