Libri

Hasan Bunjaku, veteran i gazetarisë nxjerr librin “Një gjykim i pafat”

Sapo doli nga shtypi

NJË GJAKIM I PAFAT ,
i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjakut.

Një pprozë e rrallë dokumentari mbi fatin e një familje ( lagjeje e katundi ) që realisht ishte dhe fati i mijëra familjeve të tilla brenda një njëqindvjetëshi që e përcollëm.
Mund të quhet pa fije mëdyshje edhe roman dokumentar, çfarë realisht i ka munguar jo vetëm letërsisë sonë po edhe historisë njëshekullore të këtij populli.
Autori Hasan Bunjaku, me një përvojë prej shumë dekadash si në fushën e letërsisë, ashtu dhe të gazetarisë sonë, përmbush një mision sa fisnik, aq dhe atdhetar, duke ia dhuruar këtij populli pjesën më sublime të një familjeje shqiptare që e përjetoi përgjatë një qëndrese të pashembullt për të mbetur në trojet e veta stërgjyshore…

NJË GJAKIM I PAFAT, si një libër i rrallë që tashmë kemi rastin për ta lexuar, do ta kemi në Panairit të 23-të të Librit, “Prishtina 2023”, përkatësisht të stendës së Shtëpisë botuese “BEQIR MUSLIU”… nga data 6 – 11 qershor, te Pallati i Rinisë…

Mos harroni për ta blerë … dhe për ta lexuar !

You Might Also Like