Gjilan, 29 janar 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Atullah Sylejmani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sylejmani. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Sylejmani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Atullah Sylejmani.
Mësuesi Atullah do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot veprojnë në profile të ndryshme si profesionistë të shumë fushave.
Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve, por ju familje e nderuar Sylejmani, duhet të ndjeheni krenar sepse ai ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, i cili e luftoi analfabetizmin deri në frymën e fundit.
Gjilani është krenar që e pati një mësues si Atullah Sylejmani.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve e farefisit.
I qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.
Përndryshe, Atullah Sylejmani ka nisur punën si arsimtar në vitin 1957, në Verbicë të Zhegocit, ndërkaq në vitet 1964-1978 në shkollën e Përlepnicës.
Në vitin 1978 kalon si mësues i ciklit të ulët në shkollën “Selami Hallaqi”, duke punuar me zell e përkushtim për nxjerrjen e kuadrove cilësore deri në vitin 1998, ku edhe pensionohet.