Ka nisur edhe faza e tretë në Ligën e Parë të futbollit kosovar, derisa këtë të shtunë më 13 mars është zhvilluar vetëm një ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com.
2 Korriku në kryeqytet e ka mposhtur me rezultat të ngushtë skuadrën e Vllaznisë së Pozheranit (2-1), shkruan Gazetasheshi.com.
Me këtë fitore ‘verdheblutë’ ngriten në kuotën e 27 pikëve dhe mbeten vetëm katër prapa liderit Ulpiana.
Kjo humbje rëndon edhe më shumë situatën në kampin pozheranas, pasi që me 20 pikë nga pozita e parafundit rrezikojnë seriozisht statusin e skuadrës në Ligën e Parë.