Rreth 230 pronarë të tokave në të cilën është rruga qarkore e Gjilanit e ndërtuar pas luftës, do të kompensohen.
Ky shpronësim po bëhet pas 25 vjetësh, derisa pritet që rruga e vjetër qarkore të rindërtohet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se qarkorja e vjetër është elaborati i radhës për shpronësim, i cili është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës.
“Shpronësimi po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave. Siç kemi paralajmëruar, do të bëhet edhe rindërtimi i qarkores së vjetër”, tha kryetari Hyseni.