Gjilan

I ndezin mbeturinat në periferi të qytetit, banorët ngrenë shqetësimin

I sjellin mbeturinat me motokultivator në periferi, ua vënë flakën atyre dhe largohen. Kështu ndodh gati për çdo ditë, ndërkohë që inspeksioni fare nuk vepron.

Qytetarët kanë ngritur alarmin. Ata thonë se kjo dukuri nuk po ndalet, andaj kërkojnë që dikush të veprojë. Një banor i revoltuar me këtë zhvillim, në redaksinë tonë ka dërguar video, teksa tymi shkon përpjetë në këto ditë të nxehta vere dhe një gjë e tillë përsëritet çdo ditë, poshtë fushës me bari sintetik në Livoç të Epërm.

Është mirë që organet kompetente të ndërmarrin veprime, thonë qytetarët sa nuk është bërë vonë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like