Pas ndeshjes trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi e komentoi kështu takimin.
“Normal ndeshja ishte e vështirë ndaj Dritës, ekipi imë reagoi mjaftë mirë, por është hera e katërt që pësojmë gola në fund”.
“Pavarësisht barazimit unë ndjehem i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve tanë në këtë takim, por mendoj që kemi lojtar me përvojë dhe gabimi në fund nuk është dashur të ndodh”, tha fillimisht Idrizi për SuperSport.