“Një ndeshje jo e mirë dhe këtë duhet pranuar. Gjilani ishte një kundërshtar i vështirë dhe na bëri të pamundur të tregojmë lojën që dijmë të bëjmë ne më së miri. Realizuam golin në pjesën e dytë, por ishte vonë për t’u rikthyer. Nuk kemi krijuar raste për shënim dhe mungesa e një sulmuesi të qëndrës është evidente”, theksoi Shpëtim Idrizi.