Anëtari i kryesisë së AAK-së, dega në Gjilan dhe anëtari i kryesisë në Gjermani, Ilmi Mustafa, ka uruar 16 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës. “17 shkurti është ditë historike e popullit të Kosovës, ku festojm ditën e Pavarsisë, ditë e cila përcaktoi fatin e prespektivën e qartë si një shtet i lirë, sovran i pavarur dhe multietnik, me një të ardhëme me vlera dhe standardet euroatlantike. Dita e pavarsisë është pika kulmore e historisë moderne të Kosovës, që do të mbetet si datë e pashlyer për brezat e sotëm dhe atyre që do të vinë. Në mendjet tona gjithmonë do të jenë ata që kanë rënë me iden e lirisë, të cilët do të kenë nderin e përjetshëm, ndêrsa neve na mbetet amanet forcimi i shtetit të Kosovës. Gëzuar për jetë e mot Pavarsinë Kosovë! Zoti e bekoft popullin e Kosovës!”, thuhet në urimin e Ilmi Mustafës.