Ekonomi

Ilmi Mustafa: Ndihem jashtëzakonisht mirë të shoh edhe në vendlindjen time biznese të njëjta, madje edhe më të forta se në Gjermani

Zhvillimi ekonomik i Kosovës ndodh atëherë kur shteti u krijon hapësirën e nevojshme kompanive prodhuese të cilat përveç që e mbushin arkën publike, janë edhe mundësia e vetme e cila gjeneron vende të reja pune.
Sot, gjatë vizitës në kompaninë për përpunimin e metaleve “Union Metal”, pamë nga afër se si arrihet suksesi përmes profesionalizmit, korrektësisë dhe përgjegjësisë.
Ndihem jashtëzakonisht mirë të shoh edhe në vendlindjen time biznese të njëjta, madje edhe më të forta se në Gjermani, atje ku kam edhe unë veprimtari biznesore. Kosova po bëhet e krahasueshme edhe me vendet e BE-së sa i përket prodhimit.
Niveli lokal e ai qendror i qeverisjes në Kosovë, duhet të jetë edhe më i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj bizneseve prodhuese dhe të tjerave, sepse shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik janë bizneset, sidomos ato prodhuese.
Diaspora jonë është shumë e interesuar të investojë në Kosovë, porse shteti, e them prap, duhet të jetë shumë më i kujdesshëm edhe në hapa e vendime, por edhe në deklarata politike, sepse të flasësh vazhdimisht për një luftë të mundshme, e ftoh edhe investitorin e mundshëm shqiptar, lëre më të huaj. Kosova bëhet vetëm me tu e dashtë atë dhe tu punu për të ardhmen e saj!

You Might Also Like