Fshati Bresalc gjendet në kilometrin e 12 të rrugës Gjilan-Prishtinë, i cili nëpër vite ka dhënë shumë për shtetin e Kosovës si në luftën e fundit poashtu edhe në sport e sidomos në volejboll. KV Bresalci ishte formuar në vitin 1981 nga shumë të rinjë të këtij fshati duke i dhënë hijeshi volejbollit të Kosovës, por edhe rezultatet nuk mungonin Gjatë viteve 1990 pasi sportistët dhe punëtorët shqiptarë u larguan me dhunë nga vendet e punës e nga Palestrat sportive KV Bresalci vendosi ti bëjë sfidë “apartheidit” të aplikuar nga ana e shtetit të Sërbisë ndaj popullatës shqiptare e sportistve duke vazhduar garat në sportin e volejbollit me shumë sukses KV Bresalci pikrishtë në këto kohëra të vështira të okupimit hapi zemrat e tyre duke u riorganizuar me KV Bresalci edhe pse ishin nën tyten e policore në kët fshat në shkollën fillore “Zenel Hajdini” tani “Ibrahim Uruqi” u zhvilluan shumë ndeshje për tu mbajtur në mend për shumë vite pasi që ishte një sistem paralel ndaj shtetit policor Serb.
“Ishin kohëra shumë të vështira por ishim shumë të organizuar, vazhdimisht ishim nën përcjelljen e policisë por aktivitetin sportiv asnjëherë nuk e kemi ndalë përkundrazi kemi pasur rezultate kulminante, dhe ishim nikoqir të shum klubeve nga Kosova në sallën e Edukatës Fizike të shkollës së fshatit tonë, ishin kohra të krenarisë që as jeta nuk na u dhimbte vetëm për të quar qështjen shqiptare drejt lirisë” kujtonë ish kapiteni i KV Driton Muja Muja me shumë nostalgji thekson se nuk e kanë pasur asnjëherë frikën e pushtetit Sërbë edhe pse në shumë raste kan qenë të kërcnuar “Shumë herë kemi qenë të paralajmruar nga policia Sërbe që të ndërprejme ndeshjet për ti mos i zhvilluar në sallën e shkollës por ne përkundrazi organizoheshmi edhe më shumë ndërsa ndeshjet tona i përcillnin edhe të moshuarit e fshatit dhe shumë herë shikuesit kanë mbetur jashtë sallës nga interesimi i madhë i tyre për të parë ndeshjet tona të volejbollit” thekson ish kapiteni Muja Edhe pas lufte shumë herë u bënë përpjekje për ta vazhduar kët ritëm porë nuk u arritë dhe ndër vite herë luanin e nuk luanin.
“Pas luftës ishim të shkatrruar u organizuam shumë herë por nuk ishte elani si viteve 90ta krejt këtë e bënë mjetet financiare por sot po mungonë edhe rinia e fshatit pasi që shumica e tyre janë në shtetet perendimore por mbi të gjitha na mungon një Palestër për ti aktivizuar rininë si djemtë poashtu edhe vajzat e fshatit për tu marrë me sport” thotë Muja Ish kapiteni i KV Bresalci Driton Muja me shumë nostalgji dhe krenari ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar kët klub ndër vite “Nga zemra secilin veq e vet e falenderojmë gjdo njeri që ka kontribuar për të mirën e KV Bresalci ndër vite, pa ndihmën e juaj asë që kishim mundur të egzistonim, ju ishit ata që na keni dhënë zemër në kohërat më të vështira për ti treguar shtetit Policor se KV Bresalci ishte i popullit dhe populli e ka mbajtur gjallë| Sot ju mbetet gjeneratave të reja të vazhdojnë rrugëtimin të cilin e kishin bërë fshatarët e sportistët të fshatit me decenje me herët për ta bërë krenar sportin ne fshatin Bresalc.