Mbrojtësi brazilian që më parë kishte bërë karrierë te Gjilani, Jackson Ferreira është anëtar i ri i Prishtinës së Re, ka bërë të ditur klubi në fjalë.
Ferreira 32 vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ndërsa në Shqipëri ka bërë karrierë te Teuta dhe së fundi te Iliria.
“KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të ju prezantoj Jackson Ferreira, mbrojtësin e majtë brazilian i cili i përforcon repartin e mbrojtjes sonë.
Jackson është emer i njohur në futbollin kosovarë, ai ishte pjesë e SC Gjilani për dy vite, duke qenë një nga më të dalluarit, pastaj vazhdoj në Teutën e Durrësit ku shkelqeu dhe u shpall kampion, ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e futbollit Grek.
Së fundi, Jackson ishte pjesë e KF Ilria – Fushë Krujë në Shqipëri, ku për 6 muaj i rikuperua nga lendimi dhe tregoi përformancë shumë të mirë.” – ka shkruar njoftimi i KF Prishtinës së Re.
Prishtina e Re e drejtuar nga trajneri Elon Berisha pjesën vjeshtore të stinorit në Ligën e Parë – Grupi B në vend të dytë me 30 pikë, një më pak sesa liderja Vjosa.