Ish-reprezentuesi i Shqipërisë Ergys Kaçe është pjesë e SC Gjilani. Prezantimi është bërë këtë të hënë nga klubi kuq e bardhë, i cili tashti drejtohet nga kryetrajneri Ardian Nuhiu.
Kaçe që luan në pozitën e mesfushorit qendror, së fundi kishte luajtur në Ligën e Dytë të Greqisë tek ekipi Kalamata.
Prurje të reja te Gjilani priten edhe në ditët në vijim./kryelajmi.com/.