Futboll

Ishte dita e portierëve

Një rast kontestues në pjesëlojën e parë dhe një rast tjetër shumë I mirë për Dukagjini e kanë karakterizuar pjesëlojën e parë të ndeshjes Dukagjini – Gjilani të luajtur këtë të diele në Klinë. Te rasti I parë Armend Thaqi është penguar në brendi të zonës, por ndonëse u pa qartë se pati nevojë që të ndërhyjë VAR-I, gjyqtari Bejtullahu vazhdoi lojën.

E në minutën 41, Dukagjini pati rast të shkëlqyer për të kaluar në epërsi pas kombinimeve të Pefqelit e Berishës, por nga një situatë e pastër, Kenan Haxhihamza me këmbë e shpëtoi një gol të sigurt. Pjesëloja e parë u mbyll pa gola 0:0.

Në minutën 52, Armend Thaqi pati një rast shumë të mirë kur gjuajti nga largësia, por portieri i Dukagjinit me mund e dërgoi topin jashtë portës. Oltion Bilalli pati rast të mirë në minutën 57, por pak u vonua dhe rasti shkoi huq. Rast të mirë pati edhe Merlaku në minutën 59, por gjuajtjen e tij me kokë e priti Haxhihamza. Armend Thaqi në minutën 59 bëri një gjuajtje të shkëlqyeshme, por Margono me një hedhje të mirë e ndali topin. Berisha në minutën 66 nuk ishte i saktë nga afërsia dhe lëshoi një rast të shkëlqyeshëm.

Portieri Kenan Haxhihamza priti edhe gjuajtjen shumë të mirë të Merlakut në minutën 86, duke dëshmuar se ishte kjo dita e portierëve. Në minutën 90, qendërmbrojtësi i Dukagjinit dhe një projektil, por topi u përplas për transversale.

Në fund të ndeshjes pati dy raste kontestuese për penalti, një për Dukagjinin e një për Gjilanin, por në këtë ndeshje sikur u luajt pa sistemin VAR, i cili heshti gjatë gjithë ndeshjes, andaj rezultati ngeli i barabartë 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like