Gjilan

Ismajli: 101 gjilanas të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spital

 

Gjilan, 12 prill 2021 – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm,  76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi​, derisa theksoi se 748 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19012 mostra, 5729 kanë rezultuar pozitivë, 4848 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 748 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 101 persona dhe 68 mostra në pritje për rezultat.

You Might Also Like