Futboll

Ismet Munishi nuk u pronocua pas ndeshjes

Gjilani krejtësisht në minutat e fundit ka arritur të siguroj një barazim në përballje me Drenicën, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skënderaj, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

“Kuqezinjët” ishin ata që kaluan në epërsi me golin e arritur nga Denisson në minutën e 15′, mirëpo gjilanasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin por në minutat e fundit. Ishte minuta e 93′ kur ekipi “kuqebardhë” barazoj shifrat në 1:1, pas një autogoli të shënuar nga Dubova.

Megjithatë, Ismet Munishi nuk ka qenë i kënaqur me këtë barazim dhe pas ndeshjes nuk është pronencuar për media.

Gjilani në javën e dytë përsëri udhëton në Drenicë, derisa tani do të përballet me Feronikeli. Ndërsa, Drenica ka punë me Dukagjinin.

/Gazeta Sheshi/

 

You Might Also Like