Po vazhdon riparimi dhe hapja e rrugëve fushore në fshatrat e Komunës së Gjilanit.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër rrugët fushore në fshatin Velekincë.
Ai tha se riparimi dhe hapja e rrugëve fushore në fshatra, do të ketë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve.
“Me zyrtarët e drejtorisë, kemi parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen e jane përfunduar në disa lokalitete, duke filluar nga fshati Velekincë”, tha drejtori Isufi.