Drita është mundur shumë në pjesën e parë, por ka shpërthyer në të dytën, kur kryetrajneri Bekim Isufi ka kryer zëvendësimin, duke inkuadruar në lojë Kastriot Rexhën.
“Lojtari që jep gola mendohet se është ai që ka zhbllokuar rezultatin, por kontribut kanë edhe ata që i asistuan. Kemi hasur në vështirësi në pjesën e parë, kur ekipi mysafirë ka luajtur në mënyrë shumë të disiplinuar, ndërsa ne patëm durimin dhe ishim të bindur se ata do të gabojnë. Në realitet rezultati 3:0 është më i lartë se sa vetë loja. Ne nuk duhet të presim që ndonjë lojtar nga banka rezervë të na nxjerrë rezultatin. Jam i kënaqur me lojtarët që u angazhuan. Një ndeshje e mirë, ndoshta patëm më shumë vështirësi se sa që menduam, por duhet ditur se ekipet nga fundi i tabelës mund të na sjellin në vështirësi”, ka thënë Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës.