I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit të cështjes kombëtare në mërgim, Nazmi Haziri, në vendlindjen e tij në fshatin Llovcë të Gjilanit.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë një dedikim prekës për kushëririn e tij, i cili ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër.
“U varros pranë babait të tij Dëshmor, të cilin nuk e njohu kurrë, por u rrit e jetoi me trimërinë e tij prej luftëtari e kryengritësi”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
Nazmi Ahmet Haziri 1945-2024
Lamtumira e fundit për njeriun që të gjitha ia dha familjes, kombit e Zotit. Jetoi në Bern të Zvicrës, ku punoi si veprimtar i lëvizjes kombëtare e me vonë edhe Lidhjes Demokratike të Kosoves, që prej themelimit të saj e deri në fund të jetës.
U varros pranë babait të tij Dëshmor, të cilin nuk e njohu kurrë, por u rrit e jetoi me trimërinë e tij prej luftëtari e kryengritësi.
Arbeni, Ahmeti, Ademi e Hava të jenë krenarë. Nipat e mbesat ta vazhdojnë rrugën e tij.
Falemnderit për këshillat, mësimet dhe veprimtarinë tuaj jetësore. Sot Republika jeton falë angazhimit të njerëzve si ky.
Lamtumirë, vllaçko i madh!