Gjilan

Ja kë preferon për koalicion Lutfi Haziri

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është njëherit edhe nënkryetar i LDK-së, ka përjashtuar çdo mundësi që subjekti që i përket ai të lidh koalicion apo të bashkëqverisë me PDK-në. Sipas Lutfi Hazirit, duhet që të bashkohen vlerat e mira dhe LDK natyrshëm afrohet për qeverisje ndryshe. Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, më i hidhëruari nga këto zgjedhje ka mbetur Kadri Veseli, pikërisht ai që kishte prishur koalicionin me LDK-në, andaj siç ka theksuar Haziri, LDK që përfaqëson elektoratin e qendrës së djathtë ka legjitimitet dhe ka përputhje me VV-në, por jo edhe me PDK-në.

Haziri ka dalë haptas për një bashkëqeverisje me VV-në, duke pranuar se ka pika në të cilat dallojnë me VV-në, por që siç ka thënë ai, “pikat që na dallojnë do t’i lëmë për më vonë.

“LDK dhe VV kanë legjitimitetin kuq e zi për të qeverisur me Kosovën”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like