Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja Breiðablik – FC Drita

Ndeshja Breiðablik – FC DRITA e vlefshme për xhiron e dytë në kuadër të Europa Conference League do të zhvillohet më 25 korrik 2024 me fillim në ora 19 e 45 në Islandë.

Të kujtojmë se FC Drita është radhitur e treta në Superligën e Kosovës në Futboll, pozitë kjo që i ka mundësuar që në mënyrë direkte të kualifikohet në xhiron e dytë të kësaj gare të rangut të tretë në Evropë, derisa FC Breiðablik garat i ka nisur që nga xhiroja e parë dhe është dashur të përballet me Tikveshin e Kavadarcit nga Maqedonia e Veriut, nga i cili ekip u mposht në Shkup me rezultat 3:2, por që në fushë të vetë ka ngadhënjyer me rezultat 3:1.

Ndeshja e kthimit pas një jave do të zhvillohet sipas të gjitha gjasave në Podujevë, në Stadiumin „Zahir Pajaziti“, ngase Gjilani nuk ka një stadium ku do të mund të zhvilloheshin garat ndërkombëtare, shkaku i zvarritjeve të punëve tash e sa vite në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. /kryelajmi.com/.

Uefa Conference League

Second Qualifying Round

Breiðablik vs FC DRITA

25 Korrik, ora 19:15

You Might Also Like