Ndeshja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për datën 30 mars.
Kjo ndodhi për shkak të ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës.
“Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00” – thuhej në njoftimin e prishtinasve.
Kosova do t’i luajë dy ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht “Dardanët” luajnë më 24 mars miqësoren ndaj Lituanisë, kurse më 28 e presin Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Më pas më 31 mars, Kosova i shkon Spanjës për ndeshjen e fundit të këtij muaji. /Gazeta Express/