Futboll

Ja sa vlejnë Drita dhe Gjilani

Pas transferimeve në BKT Superligën e Kosovës në afatin kalimtar veror, FC Drita ka kaluar në vendin e parë sa i përket vlerës së skuadrës, sipas ‘transfermarkt’.

Skuadra e Ardian Nuhiut ka arritur marrëveshje me plotë shtatë futbollistë. Besnik Krasniqi, Florian Smakiqi, Iran Junior, Blend Baftiu, Leonat Vitija, Kastriot Selmani dhe Ekow Mill kanë përforcuar ‘Intelektualët’.

Ndërsa për herë të parë në histori të klubit, tre herë kampioni i Kosovës arrinë vlerën e 4.48 milionë euro, duke u bërë skuadra më e vlefshme deri më tani në elitën e futbollit kosovar.

Pas Dritës renditet skuadra kampione, FC Ballkani vlerësohet me 4.05 milionë euro, shkruan Gazeta Olle.

Ballkani ka arritur marrëveshje me tre lojtarë, duke transferuar Leonit Abazin, Qëndrim Zyban dhe Lucas Cardozon.

Listën e skuadrave në treshen e parë e mbyll Llapi, që në afatin kalimtar ka arritur marrëveshje me plot 10 futbollistë, por ka pasur edhe largime të futbollistëve kryesor, siç janë Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani.

/Gazeta Olle/ 

You Might Also Like