ARSIMI

Jakup Mehmeti, një jetë kushtuar arsimit

Në moshën 75-vjeçare, këtë të diele ka ndërruar jetë ish-profesori I gjeografisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe ish-zëvendësdrejtor në këto dy shkolla, ishte I lindur në vitin 1950, në fshatin Gumnishtë të Komunës së Gjilanit, ku edhe kishte mbaruar shkollën fillore, duke përfshirë edhe disa klasë në Partesh. Në Gjilan përfundoi shkollën e mesme, drejtimi I Ekonomisë e më pas kishte regjistruar Fakultetin e Gjeografisë, të cilin e mbaroi në vitin 1973 për t’u punësuar më pas në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Nga viti 1984 deri më 1989 ka qenë zëvëndësdrejtor. Sërish I është kthyer punës me ditar në kohën e okupimit, prej vitit 2007 deri më 2010 sërish ishte zëvendësdrejtor deri në pension.

Me rastin e vdekjes së tij, Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka shkruar:

E nderuara familje Mehmeti!

Të nderuar kolegë!

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen fizike të profesor Jakup Mehmetit dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e miqtë.

Profesor Jakup Mehmeti ishte një kontribues i jashtëzakonshëm në arsimimin e brezave si mësimdhënës dhe si pjesë e strukturave drejtuese në Gjimnaz. Ai ishte një mik i mirë i yni, prandaj ndarja fizike shënon dhembje e mungesë edhe për ne në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”. Ai do të vazhdojë të jetojë në kujtimet tona si profesor e mik i yni.

Ngushëllime për familjen, miqtë e kolegët në emër të Gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti ” në Gjilan!

I përjetshëm kujtimi e nderimi!

Drejtori i Gjimnazit Shoqëror „Zenel Hajdini“, Jeton Rexhepi ka shkruar:

E nderuar familje dhe i dashur kolektiv i shkollës!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kolegut tonë të nderuar, prof.Jakup Mehmeti. Humbja e tij është e rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë së bashku.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes Mehmeti me mendje e zemër dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

You Might Also Like