Viti

Ka dhënë dorëheqje Besnik Imeri, drejtori i Financave, Ekonomisë dhe zhvillimit në Viti

 Ka dhënë dorëheqje Drejtori i Financave në Komunën e Vitisë, Besnik Imeri, e cili lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ai ka thënë se deri te ky veprim ka ardhur nga mundësitë e vogla për të ndryshuar diçka.

“Javën e kaluar kam njoftuar kryetarin Haliti për vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga posti si Drejtor për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Vitisë. Ky veprim vjen jo nga dëshira për të mos shërbyer edhe me tutje në këtë drejtori apo për komunitetin, por nga mundësitë e vogla për të ndryshuar diçka.

Jam mirënjohës për kohën e kaluar në këtë rol dhe për përvojat e çmuara që kam fituar.
Faleminderit për besimin, mbështetjen, përpjekjet e pandërprera dhe kontributin gjatë kohës sime në ketë pozitë”, ka shkruar ai të martën./       Aziz Zuka

 

You Might Also Like