Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan ka shkruar:
Telegram ngushëllimi
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Beqir Qerimi, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qerimi.
E nderuar familje Qerimi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh të çështje kombëtare, Beqir Qerimi.
Ai ishte profesionist i jashtëzakonshëm i ekonomisë, duke edukuar edhe gjenerata të tëra të nxënësve, të cilët sot janë emra të respektuar në Gjilan.
Do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të madh për të mirën e përgjithshme dhe si dhe për kauzën për liri, pavarësi e demokraci.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
Lutfi Haziri
Kryetar i LDK-së, Dega Gjilan