Sot (23.12.2023) ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, veprimtari Sadik Berisha.
Njoftimi është dhënë nga familjarët e tij.
Sadik Berisha ishte i lindur në datën 08.03.1968, në fshatin Sfircë, Komuna e Dardanës (Kamenicës).
Sadiku që në moshë të re u aktivizua në levizjet ilegale kundër pushtetit të atëherëshëm.
Edhe pse shumë i ri në moshë, ai jipte kontributin e tij me ato kapacitete që ekzistonin në atë periudhë kohore dhe mundësitë që kishin, deri në një moment kur u detyrua të migronte në Zvicër.
Varrimi bëhet ditën e hënë (25.12.2023) në varrezat e qytetit në Gjilan, me namazin e Ikindisë.
Gjithashtu të hënën, nga ora 12:00 do të mbahet një mbledhje përkujtimore në teatrin e qytetit të Gjilanit, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilan.