Gjilan

Ka ndërruar jetë veprimtari Tefik Rashiti

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Tefik Rashiti nga Malisheva e Gjilanit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët kanë shkruar:

Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se më 04.12.2023 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 64 vjeçare u nda nga jeta më i dashuri jonë Tefik Ramiz Rashiti.

Varrimi do të bëhet të Martën më 05.12.2023 me Ikindi në varrezat e fshatit Malishevë, Gjilan!

Me respekt, familja Rashiti!

 

Kurse kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka shkruar:

Lajmin për vdekjen e parakohshme të Tefik Rashitit e morëm me dhimbje dhe pikëllim të thellë.

Tefiku na iku herët nga kjo botë, por veprat dhe kontributi tij janë të shumta dhe me vlerë, për çështjen kombëtare, shoqërore dhe politike, e të cilat do të mbesin të paharruara për të gjithë, e në veçanti për ne që e kishim një mik të pazavendësueshëm dhe një aktivistë të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë jetës së tij, Tefiku e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur dhe bashkëpunuar me të. Me punën e tij, ai ka bërë që të vlerësohet nga të tjerët duke nxitur entuziazmin dhe vullnetin për të bërë punë dhe vepra të mira për vendin tonë.

Ndarja e hershme e Tefikut, është humbje e rëndë jo vetëm për ju e nderuar familje Rashiti, por është humbje e madhe edhe për të gjithë ne miqtë e Tefikut, për kolegët e shumtë që ai i kishte në Partinë Demokratike të Kosovës dhe për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Tefikut.

I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe respekti për angazhimin dhe kontributin e mikut tonë. Ngushëllime të gjithë atyre që e njohën Tefik Ramiz Rashitin.

You Might Also Like