Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar mbrëmë në Viti, ku është takuar me strukturat dhe simpatizantët e këtij subjekti politik. I Pari i kësaj partije Kadri Veseli me këtë rast ka njoftuar të pranishmit për platformën e partisë Demokratike “Fillimi i Ri”, e cila është përpiluar si rezultat i nevojave të qytetarëve që ai ka mësuar kohëve të fundit gjatë aktiviteteve të tija politike në vende ndryshme të Kosovës, njofton Plus tv. Në fjalën e tij kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës, Skenderbe Hebibi, ka shprehur bindjen e plotë për fitoren e PDK-së bashkë edhe me subjektet e tjera në koalicion.
Ky tubim është hapur nga kryetari i degës së PDK-së, Bekim Azizi, i cili i ka dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit për deputet Skënderbe Hebibi. Aziz Zuka