Sportet me dorë

KB Drita mbetet pa dy lojtarët kryesorë

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ka mbetur pa dy lojtarët kryesorë, Qëndrim Demi dhe Arian Memeti.

Këta dy lojtarë që kishin bartur barrën kryesore te ekipi gjilanas, tashti janë lojtarë të KB Lipjani nga Lipjani.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi lipjanas në faqen e tyre në facebook:

Ja njoftimi i plotë i tyre:

Përforcimet tjera vendore që do ta ndihmojnë klubin këtë sezonë:

Arian Memeti => 202cm pozita 3/4. Lojtar i KB United, KB Trepca, KB Drita. Shquhet për kërcim të lartë, shpejtësi dhe lëvizshmëri me topin.
Qëndrim Demi => 191cm pozita 1/2. Lojtar i KB Drites, KB United / shquhet per driblim dhe gjuajtje të sakta.
Baton Dervishi => 180cm pozita 1/2 (nen 20vjet). Lojtar i përfaqësueses U18, kampione e diviziont C.

 

You Might Also Like