Kampioni aktual i Superligës, Ylli, e mposhti me lehtësi Dritën.
Ylli triumfoi kundër Dritës me rezultat 109-74 dhe për herë të dytë në këtë stinor shënoi mbi 100 pikë në një ndeshje. Pikërisht për herë të parë Ylli kishte shënuar mbi 100 pikë kundër Dritës në xhiron e pestë.
Në këtë ndeshje debutoi për Yllin ish-lojtari i Pejës, Henrik Sirko. Ai shkëlqeu në debutimin e tij me triple-double prej 24 pikëve, 15 kërcimeve, e 11 asistimeve, derisa u ndihmua edhe nga Erjon Kastrati me 22 pikë, 8 asistime e 5 kërcime dhe Gëzim Morina me double-double prej 14 pikëve e 12 kërcimeve.
Te Drita u veçuan Marcus Mayers me 24 pikë, Isaiah Johson me 21 pikë dhe Laurant Ibrahimi me 11 pikë.
Ylli me dy ndeshje më shumë ngritet në krye të Superligës me 9 fitore e 4 humbje, kurse Drita nuk njoftua me fitore as në ndeshjen e 12.