Kenan Haxhihamza, portier i deridjeshëm i KF Dukagjinit nga Klina, është rikthyer te SC Gjilani, aty ku kishte luajtur edhe më herët.
Një gjë e tillë është bërë publike nga vetë klubi kuq e bardhë nga Gjilani, i cili për çdo ditë po prezanton nga një përforcim.
Të rikujtojmë se Kenan Haxhihamza edhe më herët kishte luajtur për SC Gjilanin, kohë kur ekipi udhëhiqej nga Gentjan Mezani, kurse tashti ai do të jetë nën urdhrat e kryetrajnerit të ri, shkupjanit Ardijan Nuhiu./kryelajmi.com/.