ARSIMI

KËSHILLI DREJTUES I UNIVERSITETIT “KADRI ZEKA” GJILAN, ZGJEDH REKTORIN ME PROCEDURË TË PALIGJSHME DHE NË KUNDËRSHTIM ME STATUTIN E UKZ

I nderuar Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
E nderuara Ministre e MASHTI, znj. Arbërie Nagavci,
I nderuar kryesues i Këshillit Drejtues të UKZ Gjilan, z. Ilir Gjinolli,
I/e nderuar anëtar/e e Këshillit Drejtues të UKZ Gjilan,
I nderuar kandidat për rektor të UKZ,
Këshilli Drejtues i Univeristetit “Kadri Zeka” Gjilan, në mbledhjen e datës: 06/07/2023, pas intervistimit të kandidatëve për pozitën e rektorit, të cilët i kanë plotësu kushtet formale për të qenë kandidat për rektor të UKZ, KD, lidhur me zgjedhjen e rektorit të UKZ e ka zhvillu procedurën në kundërshtim me statutin e UKZ, duke zgjedh rektorin me procedurë të paligjshme dhe në kundërshtim me Statutin e UKZ.
BAZA LIGJORE
STATUTI I UKZ (https://uni-gjilan.net/)
Neni 26, paragrafi 3, e përcakton se:
“Rektori zgjedhet me shumicën absolute (shumicen e anëtareve të përgjithshëm me votim të fshehur) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit atëhere dy (2) kandidatët me numrin më të madh të
votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy (2) kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri (3) herë radhazi, procedura e zgjedhjes përseritet nga fillimi, siç është paraparë në këtë Statut”.
FAKTET
1. Radha e parë e votimit ka përfundu kështu:
Kandidati Artan Dërmaku: 3 vota
Kandidati Xhevat Sopi: 2 vota
Kandidati Dukagjin Leka: 2 vota
Pra, siç e përcakton Statuti, neni 26, paragrafi 3, nuk është plotësu kushti në radhën e parë për të procedu tutje, sepse nuk janë dy kandidatët me numrin më madh të votave por, vetëm një kandidat. Prej këtij fakti rezulton se, nuk është përmbush kushti me kalu në votimin e dytë.
2. Këshilli Drejtues në vend që të bëj riorganizimin e radhës së parë siç e thotë Statuti i UKZ, neni 26, paragrafi 3, ka bër shkelje procedurale, dhe ka marrë vendim, që të krijoj një radhë të ndërmjetëm jostatutare (ndërmjet radhës së parë dhe votimit të dytë), duke i rivotu kandaidatët që i kanë nga 2 vota, cili po merrë vota më shumë për tu kualifiku për votimin e dytë, ndërsa, kandidatin me 3 vota prej radhës së parë e ka kualifiku për votim të dytë në kundërshtim me nenin 26, paragrafi 3, të cilin kualifikim fare nuk e përcakton Statuti i UKZ. Pra, KD, merrë vendim diskrecional, jostatutar dhe pabazë juridike.
3. Në radhën e ndëmjetëm jostatutare, rezulton se: kandidati Xhevat Sopi i merrë 4 vota, ndërsa, kandidati Dukagjin Leka i merrë 3 vota, e që në fakt kjo do të duhej me qenë radha e parë, ndërsa, fare pabazë juridike e përjashton kandidatin Artan Dërmaku, i cili kishte marrë 3 vota prej radhës së parë, duke mos e përfshi fare në proces të votimit. KD tek pas kësaj e organizon votimin e dytë, për të zgjedh njërin prej kandidatëve, Artan Dërmaku ose Xhevat Sopi.
Prandaj, Kryeministër, z. Kurti, Ministre e MASHTI, znj. Nagavci, Kryesues i KD, z. Gjinolli, kërkoj të ndëmerrëni urgjentisht të gjitha veprimet në harmoni me ligjin nr. 04/L-037 për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës dhe Statutin e UKZ, që fillimisht të anuloni vendimin e paligjshëm të KD të UKZ për zgjedhjen e rektorit, dhe të garantoni zhvilliminin e procesit të ligjshëm, i cili siguron mbrojtje kredibile të tre kandidaturave serioze për rektor të UKZ.
Mbrojtja e ligjshmërisë formale nga organi kryesor qeverisës në universitet, Këshilli Drejtues, është garancë se, institucioni publik universitar funksionon në mënyrë demokratike, ku proceset janë të ligjshme formalisht dhe të pakontestuara juridikisht, të cilat ndikojnë direkt në rritjen e besueshmërisë nga publiku gjilanas dhe më gjerë.
Sinqerisht dhe me dashamirësi,
Flamur Hyseni, qytetar i Gjilanit

You Might Also Like