Futboll

Këta janë gjyqtarët e kryendeshjes Drita – Gjilan

Kryendeshja ndërmjet Dritës  dhe Gjilanit do të zhvillohet këtë të enjte me fillim në ora 14 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në praninë e tifozerisë vendase, por jo edhe asaj mysafire për siç është thënë në mungesë të vendeve, por edhe të sigurisë në këtë stadion.

Janë caktuar edhe gjyqtarët, të cilët do të ndajnë drejtësinë, në ndeshjen më të rëndësishme jo vetëm për Aanamoravën, por edhe më gjerë.

Kështu, gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjes do të jetë Gramos Shala, kurse ndihmës i parë i tij do të jetë Besnik Morina e anësori tjetër do të jetë Zgjim Rrahimi. Gjyqtar i katërt do të jetë  Rrezart Hasanaj.

Janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do të jene në VAR e këta janë Vigan Ibërdemaj – VAR dhe Lumturie Muhadri – AVAR. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like