Gjilan

Këto janë investimet e Komunës së Gjilanit në fushën e arsimit

Investime të shumta janë realizuar në fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit, ku tashmë janë krijuar kushte adekuate për mësim, për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.
Pos përmirësimit të infrastrukturës së shkollave e çerdheve, janë pajisur edhe me laboratorë, mjete adekuate për punë praktike, inventarë, me mjete didaktike dhe sportive.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se që nga fillimi i qeverisjes kanë përkushtim të veçantë për fushën e arsimit që të ofrojnë një mjedis cilësor për të gjithë nxënësit. Fusha e arsimit është shtylla kryesore për formimin e brezave të rinj dhe përgatitjen e tyre për të ardhmen.
Ai theksoi se është bërë trajnimi i 500 mësimdhënësve në fusha të ndryshme kurrikulare.
Më tej kryetari, tregoi se janë mbajtur garat komunale dhe shtetërore e ndërkombëtare në lëndët e matematikës, fizikës, dhe arritjet e rezultateve të larta nga ana e nxënësve tanë, të shpërblyer me mirënjohje dhe çmime të tjera. Po ashtu janë mbajt garat e robotikës në nivel republikan, ku 4 SHFMU të komunës janë shquar me arritje të rezultateve kulminante dhe marrje të shpërblimeve
I pari i komunës, tha se janë bërë përgatitjet e dokumentacionit për hartimin e projektit të ri të shkollës ‘Dëshmorët t Kombit’, në Livoç të Ulët, për çerdhen në lokacionin Dheu i Bardhë (Gllama) Renovimet e përcaktuara me prioritet: SHML ‘Marin Barleti’, Sallat e Ed. Fizike –SHML ‘Mehmet Isai’ ‘Zenel Hajdini’ dhe ‘Xhavit Ahmeti’. Riparime të dyshemeve të sallave të ED. Fizike; Renovimi i SHFMU shkolla amë -‘Skenderbeu’ dhe paralelen e ndarë në Kmetoc, SHFMU ‘Vebi Ibrahimi’ -Uglar, dhe SHFMU ‘Rexhep Elmazi’ (Shtimi i aneksit të laboratorëve në katin e parë). Renovimi i hapësirave të IP në SHFMU ‘Musa Zajmi’, ‘Thimi Mitko’ dhe ‘Selami Hallaqi’. Instalimi i paneleve solare në dy IEA, SHME ‘Marin Barleti’ dhe SHMT ‘Mehmet Isai’. Ndërtimi i dy çerdheve, në Miresh, Lagja e Qarku I dhe finalizimi i asaj në lagjen Arbëria, si dhe pajisja me leje ndërtimi për çerdhen në ZK ‘Livadhet e Arapit’.
Kryetari, tha se kanë mbështet projektin “Math 4 Talent,” i hartuar nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, nga i cili po përfitojnë rreth 50 nxënës nga shkollat e Komunës së Gjilanit.
Derisa Alban Hyseni, tregon edhe për investimet në shkolla nga viti 2022-2024, ku në shkollën “Rexhep Elmazi” janë investuar 236 mijë euro, në atë “Abaz Ajeti” 350 mijë euro, në shkollën “Selami Hallaqi” 120 mijë euro, në gjimnazin “Zenel Hajdini” 90 mijë euro, në çerdhen “Integj” janë investuar 50 mijë euro.
Ndërsa është ndërtuar çerdhja e re në fshatin Zhegër në vlerë prej 155 mijë euro për grup-moshat nga 9 muaj deri në 6 vjeç -50 fëmijë të regjistruar. 3 institucione parashkollore me qëndrim ditor në ndërtim e sipër: Çerdhe në lagjen “Qarku 1” 710 mijë euro me kapacitet për 120 fëmijë të 9 muaj 5 vjeç. Çerdhe në lagjen Arbëria në vlerë 800 mijë euro me kapacitet për 100 fëmijë nga 9 muaj deri 6 vjeç. Është përuruar çerdhja në Miresh, në vlerë prej 300 mijë euro me kapacitet për 60 fëmijë.
Janë të aprovuara 2 çerdhe të reja te Livadhet e Arapit dhe Dheu i Bardhë. Janë pajis me dollapë individualë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të nivelit klasat I-IV me 170 mijë euro. Pajisje me rripa të sigurisë për të gjithë nxënësit e klasës së pare. Janë realizuar 6 terrene të reja sportive në shkollat “Afërdita” fshati Kishnapolë në vlerë mbi 57 mijë euro, në “Sadulla Brestovci” në Gjilan në vlerë mbi 41 mijë euro, në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan vlera mbi 77 mijë euro, në shkollën “Fetah Qerimi” në fshatin Vërbicë e Zhegocit në vlerë mbi 58 mijë euro, në atë “Skënderbeu” në Vërbicën e Kmetocit në vlerë mbi 66 mijë euro dhe në shkollën “Vesel Muja” në Mihir në vlerë mbi 65 mijë euro.
Po ashtu është bërë Maker Space në shkollën “Selami Hallaqi”, në vlerë prej 4,672 mijë euro. Laboratorë të shkencave të natyrës për 8 shkolla rreth 400 mijë euro. Përurimi i paneleve solare në shkollën “Marin Barleti” “Dr. Asllan Elezi” – 9 mijë e 680 euro. Furnizimi me lodra për çerdhet në Komunën e Gjilanit. Përurimi i këndeve të lojërave në 2 shkolla në vlerë 53 mijë euro.
I pari i Gjilanit tregon se për herë të parë, siguruam transportin e nxënësve të shkollës “Ibrahim Uruqi” në Bresalc në vlerë mbi 44 mijë euro. Ka filluar shkollimi 1-vjeçar “Pearson 5” në nivel regjional, i cili do të krijojë 30 kuadro të reja për punën me fëmijët me nevoja të veçanta. Është mbajt “Festivali i Teatrove të Shkollave të Mesme në Gjilan’’ ku ishin 50 nxënës nga 8 shkolla me 6 shfaqje.
“Për herë të parë ka filluar programi “Arti në Shkolla”, në bashkëpunim me MKRS-në. Kemi bërë sigurim shëndetësor për praktikat e nxënësve, për herë të parë në nivel vendi. Kemi filluar mësimin dual në shkollat profesionale. Promovimi i profileve profesionale dhe orientimi në karrierë dhe punësimi i psikologëve në shkolla”, tha Alban Hyseni.
Ai tregoi për realizimin e arsimit dual në 11 profile profesionale, investime në Shkollën Teknike mbi 700k, investime infrastrukturore masat e efiçiencës së energjisë, kabinet CNC, Qendra e Karrierës, kabinet i IT, pajisje laboratorike e metal punues. Po ashtu për instalues të ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizim.
Sigurimi shëndetësor për të parën herë paguhet nga komuna. Është aprovuar pagesa e praktikës profesionale në vlerë prej 1000 euro për 300 nxënës, për 208 për punë praktike në vit shkollor me 4.80 euro për orë pune ose – 208 orë në vit, janë 26 ditë pune, pra 1000 euro për 26 ditë pune.
Sipas tij Drejtoria e Arsimit në Gjilan, në fund të çdo gjysmë vjetori mësimor bënë vlerësim të përgjithshëm të ecurisë dhe performancës së procesit edukativo-arsimor, për të tri nivelet e arsimit para universitar, duke analizuar suksesin e nxënësve për rezultatet e përgjithshme dhe duke krahasuar rezultatet e suksesit me rezultatet e periudhës së njëjtë të vitit paraprak”, tha Hyseni.
Sipas tij për Testin e Arritshmërisë të vitit shkollor 2023/24, mesatarja për dy gjinitë është 69.09.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se kanë ofruar ndarjen e bursave për studentët e që studiojnë në universitetet e Kosovës, pa asnjë dallim mbi baza etnike, gjinore, racore, fetare apo politike.
“Numri i bursave ka qenë në rritje çdo vit, ku më 2024 janë ndarë 150 mijë euro. Kjo tregon një angazhim të vazhdueshëm për të mbështetur më shumë studentë. Rritja e shumës totale të bursave të ofruara tregon gjithashtu një investim më të madh në arsim dhe përkushtim për të ndihmuar studentët financiarisht”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi për trajnimet e mësimdhënësve, ku DKA-ja ka punuar me përkushtim për të ofruar trajnimet e mësimdhënësve. Këto trajnime ndihmojnë mësimdhënësit të zhvillojnë aftësi të reja, të përmirësojnë teknikat e tyre të mësimdhënies dhe të qëndrojnë të informuar mbi kërkesat e reja të kurrikulës, duke ndikuar drejtpërdrejtë në arritjet e nxënësve.
“Gjatë viteve 2023-2024 stafi i shkollave kanë marrë pjesë në 239 trajnime, ku numri i mësimdhënësve të përfshirë në trajnime ka qenë 638”, tha kryetari Hyseni.
Sipas tij tashmë ka mbështetje të duhur të fëmijëve me nevoja të veçanta nga Komuna e Gjilanit e cila ndihmon në integrimin e fëmijëve në shoqëri.
“Fëmijët me nevoja të veçanta, meritojnë mundësi të barabarta. Komuna e Gjilanit, është vlerësuar nga UNICEF-i si një model për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta”, tha Hyseni.
I pari i komunës tha se për tre vite qeverisje, është punuar shumë në përmirësimin e qasjes fizike për personat me nevoja të veçanta. Gjatë këtyre viteve janë angazhuar 22 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, në bashkëpunim me organizata partnere. Janë hapur dy qendra të kujdesit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Ne kemi subvencionuar organizatat që ofrojnë shërbime për personat me nevoja të veçanta dhe programin e punësimit për 14 persona me nevoja të veçanta. Gjatë viteve 2023-2024 janë ndërtuar pesë dhoma burimore në shkollat tona, ku e para dhe e vetmja në nivel vendi është digjitale”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like