Komuna e Gjilanit ka zgjedhur personin që do ta zëvendësojë Selvete Sylejmanin, drejtoreshën e shkarkuar të Arsimit shkruan Radio Star.
Drejtorinë e Arsimit në Gjilan tash e tutje do ta drejtojë, Albana Demiri.
Biografia e drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, Albana Demiri
Albana Demiri u lind më 14.07.1992, në Gjilan.
Studimet themelore për Psikologji i kreu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ato post diplomike në po të njëjtin universitet.
Është master për psikologji shkollore dhe këshillim.
Ka ndjekur trajnimin Psikiatria sociale (shkollim i veçantë i avansimit profesional në terapi me fëmijë dhe adoleshent, terapi sistematike, terapi familjare dhe këshillim).
Albana është e certifikuar në seminare profesionale të punës me fëmijë nga klinika “Refugium”, e certifikuar për parandalimin e drogave dhe HIV – AIDS nga qendra Labirinit, sikurse edhe për programe tjera stimuluese për fëmijë.
Po ashtu, ka ndjekur trajnimin në Institutin IREDS – institut për hulumtime në edukim dhe zhvillim social “Rritja e përfshirjes sociale të fëmijëve me vonesa në zhvillim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve”.
Është e licensuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për këshillim dhe shërbime tjera humane, sikur që është e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë si psikologe klinike.
Ka ndjekur trajnimin Wiesbaden Academy WIAP psikoterapia pozitive dhe transkulturore.
Eksperienca e punës
Psikologe e shkollës nga viti 2017 deri tani
Psikologe këshilluese
Ajo ka punuar në sektorin e edukimit më tepër se 5 vite si Psikologe e shkollës, përfshirë trajnimet për stafin, administratën, këshillime grupore, individuale, mbështetjen e fëmijëve me çrregullime në të nxënë, fëmijëve me nevoja të veçanta, probleme sociale dhe emocionale, shërbime bashkëpunim dhe përfshirje e komunitetit.
Më vonë Albana themelon qendrën e saj për shërbime psiko-sociale Mind garden, në të cilën ofron trajtime për fëmijë, adoleshentë, familje me qasje integrative.
Pozita që është ushtruar si psikologe shkollore dhe këshillimi
Këshillimi profesional me të gjithë akterët e shkollës, (drejtorin, stafin, administratën)
Këshillim me nxënësit në të gjitha nivelet I-IX
Këshillim me prindërit dhe komunitetin
Psiko-edukim për prindërit dhe komunitetin
Seanca grupore dhe individuale
Vlerësime referime për nxënësit
Ofrimi i programeve edukuese për parandalim të dukurive negative
Plane dhe mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta
Gjuhët e huaja:
Anglisht, gjermanisht
Alban Demiri u emërua në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit më 14 shtator 2022./RadioStar/