Këtë të shtunë në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, me fillim në ora 11 janë mbledhur ekipe të gjimnastikës me qëllim të shënimit të Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, në 25- vjetorin e kësaj epopeje.
Në këtë ngjarje të madhe të gjimnastikës artistike janë dhënë performanca të mrekullueshme e në mesin e ekipeve ka qenë edhe Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” që vepron në dy qytete, Viti e Gjilan dhe që udhëhiqet nga profesori Hazir Alidema dhe Ard Kryeziu.
Si gjithherë edhe kësaj radhe Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” ka lënë mbresa të pashlyeshme tek publiku duke performuar pika dhe akrobacione të përzgjedhura e vashat e reja të këtij klubi kanë dëshmuar elegancë e ushtrime të përkryera përmes të cilave kanë nderuar këtë ngjarje historike të lavdishme.
Kjo ngjarje është organizuar nga Federata Gjimnastike e Kosovës.