Komiteti për Politikë dhe Financa i Vitisë , ka mbajtur sot mbledhjen e 5 të rregullt dhe pas miratimit të rëndit të punës për materialet që ishin në shqyrtim me shumicë votash është aprovuar Propozim Vendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2017.
Gjithashtu këtij komiteti ju janë paraqitur edhe tri informata të ndryshme si: Informata mbi organizimin e Manifestimit kulturor e sportive “Flakadani i Karadakut 2017”, Informatë mbi përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin veror si dhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale ku ndër tjerash kryesuesi Naim Pira, bëri me dije se ai ka marrë pjesë në prezantimin e Raportit të funksionimit të Komunave dhe shtoi se aty komuna e Vitisë, konkretisht trupat e kuvendit komunal vlerësohen si relativisht të mira në krahasim me komunat tjera të Kosovës. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili e falënderoj këtë komitet për bashkëpunim e mirë. Aziz Zuka