Viti

Komuna dhe DEMOS-i përurojnë projektet e përbashkëta në qytetin e Vitisë

Komuna e Vitisë dhe Projekti “DEMOS- Helvetas Swiss Intercooperation” kanë përuruar sot përfundimin e projekteve për ndërtimin e trotuareve, hapësirave të gjelbërta dhe ndriçimit publik në qytetin e Vitisë. Ky projekt është realizuar me bashkë participim të Komunës me këtë projekt. Kurse në përurimin e punimeve të pranishëm ishin kryetari i komunës, Sokol Haliti si dhe Norbert Piljs, udhëheqësi i projektit DEMOS- Helvetas Swiss Intercooperation. Pas përurimit të punimeve ata bashkërisht kanë vizituar për së afërmi projektet e realizuara brenda qytetit të Vitisë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna e Vitisë ka nderin që projekti DEMOS Helvetas Swiss Intercooperation është partner shumëvjeçar me të cilën kanë realizuar projekte të shumta në interesin e qytetarëve të komunës së Vitisë, duke përmendur disa nga projektet të cilët janë realizuar në bashkëpunim me ta. “Kemi bërë një punë të shkëlqyeshme me projektin DEMOS edhe gjatë këtij viti. Kemi bashkëparticipuar në këtë projekt dhe DEMOS-i ka qenë iniciator kryesor që na ka nxitur që të përshpejtojmë disa projekte të cilat i kanë munguar komunës në veçanti Vitisë dhe atë në veçanti në sferën e ambientit, krijimit të hapësirave të gjelbërta, trotuareve, ndriçimit publik, krijimin e shëtitoreve të reja. Kjo punë është edhe model për

komunat e tjera”, u shpreh kryetari Haliti. Ai falënderoj këtë projekt por në veçanti edhe të shtetin Zviceran i cili në veçanti po ndihmon komunën e Vitisë në sferat e ndryshme përmes projekteve të ndryshme. Kurse Norbert Piljs, udhëheqësi i projektit DEMOS- Helvetas Intercooperation tha se në kuadër të bashkëpunimit 10 vjeçar janë realizuar një varg të arritura me projekte në këtë komunë. “Ne këto dhjetë vite të zhvillimit komuna e Vitisë ka marrë shumë e më shumë përgjegjësi dhe atë në zhvillimin e qytetit të Vitisë”, u shpreh Piljs duke potencuar se një pjesë e madhe e punës në projekte bëhet nga vet stafi komunal. Ai tha se edhe një pjesë e madhe e projekteve janë bashkëfinancim me komunën. Përndryshe në ceremoninë e përurimit të këtyre punimeve përveç zyrtarëve komunale kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë. Më pas Kryetari Haliti e udhëheqësi i projektit Piljs kanë vizituar për së afërimi disa projekte të cilat janë realizuar në qytetin e Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like