Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen me të gjithë mekanizmat ku ka vlerësuar gjendjen aktuale, pas rasteve të reja të shfaqura me Covid 19. Dje komuna e Vitisë ka pasur 14 raste të reja pozitive me Covid-19, prej tyre 6 raste janë nga qyteti i Vitisë, 2 nga Sllatina e Epërme, 3 nga Pozharani, 1 nga Sllatina e Poshtme, 1 nga Podgorci dhe 1 nga Skifteraj.
Deri më sot janë 522 raste pozitive, ndërsa 70 raste janë aktive momentalisht. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se Institucionet komunale janë të përkushtuara që të zbatojnë rekomandimet dhe do të vazhdohet me masa parandaluese, përderisa ka theksuar se për masat e reja do të kutpohet, pas mbledhjes që do të mbahet sot e kryetarëve të komunave me kryeministrin e Kosovës. Në këtë mbledhje, u bë e ditur se mësimi në shkolla është duke vazhduar dhe nuk ka pasur ndonjë ndërprerje, ndërkohë që 7 nxënës deri më tani janë të prekur nga Covid 19, kurse mësimdhënës janë 4.Aziz Zuka