Viti

Komuna e Vitisë e interesuar për mundësinë e vazhdimit të projektit Iber –Lepencë për sigurimin e ujit të pijës për banorët e kësaj komune

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur të mërkurën  në takim znj. Karina Zachodni, përfaqësuese e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe Valon Eshrefin, Koordinator për punë të jashtme dhe të brendshme nga Ndërmarrja e Hidroekonomike “Ibër Lepenc”.

Bëhet me dije se në këtë takim është bashkëbiseduar rreth mundësisë së vazhdimit të projektit të Ibër Lepencit dhe shtrirjes së saj në territorin e Komunës së Vitisë, konkretisht në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm dhe të ujitjes së tokave bujqësore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se sigurimi i ujit të pijshëm dhe për ujitje është me një rëndësi të veçantë për qytetarët dhe u shpreh se kjo komunë është e gatshëme të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm i cili është në interes të qytetarëve, por edhe të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ekspert në fushën e hidroekonomisë.Aziz Zuka

You Might Also Like