Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore
Me dy takimet e fundit, njëri në Pozharan e tjetri në fshatin Gjylekar, komuna e Vitisë e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore 2024-2026.
Në këto dëgjime para të pranishmeve kanë prezantuar
zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Të dytë kanë potencuar rëndësinë e marrjes së mendimeve të qytetarëve para ndarjes finale të buxhetit komunal konkretisht edhe të hartimit të listës së investimeve kapitale.
Gjatë këtij takimi banorët e Pozharanit por edhe të fshatrave për rreth kanë paraqitur disa nga këto kërkesa:
* Të rregullohen rrugët bujqësore me zhavorre nga Ura e Drejës deri të Jesava, nga ura e Drejës deri të serat e Xhelal Halabakut, nga Restorant Bosi deri të ura e Sllatinës si dhe nga rruga e Lubishtanve deri të Muhaxherët.
* Të rregullohet dhe ndërtohet trotuari nga fshati Çifllakë, lagjes së Alidemeve dhe Zuka
* Të bëhet riparimi i kanalizimeve.
*Të bëhet vendosja e rrethojave në shkollat fillore dhe të mesme.
Kurse banorët e fshatit Skifteraj kërkuan:
• Të bëhet pastrimi i kanalit në” Lagjen e Epërme.
• Të rritet hapësira e fushës sportive.
• Të bëhet riparimi i kanalizimeve.
• Të bëhet rregullimi dhe shtimi i ndriçimeve publike si në Lagjen e Epërme, Rruga e Lirisë- nga familja e Qemajlit- rrugës së Bacit Rifat.
• Të këtë vendkalimi autobusëve.
• Trotuaret të rregullohen dhe të shtohen aty ku nuk ka si në rrugën Skifteraj -Remnik (trafo deri në dalje të Skifterajt).
• Të rregullohet problemi me ujin e pijshëm.
• Të bëhet hapja e përroskës nga trafoja deri të kanali i parë (rreth 200 metra).
Përndryshe bëhet me dije se këshillat e fshatrave pritet të dorëzojnë edhe disa kërkesa të tjera me shkrim.Aziz Zuka