Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Vitisë. ka subvencionuar sot 18 bletarë vitias me nga 5 koshere me bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga.
Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit.
Ndërsa drejtori Naim Pira, theksoj se furnizimi i bletarëve me koshere me bletë është bërë nga buxheti komunal i Vitisë.
Përndryshe, bletarët janë shprehur të kënaqur me ndihmën që po i’u ofrohet në vazhdimësi, dhe kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për përkrahjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si jetike dhe shumë të rëndësishme për zhvillimin e bletarisë në këtë komunë.Aziz Zuka