Trashëgimi

Koshi i Fevzi Hoxhës në Cernicë

Shkruan: Sherafedin Kadriu, QRTK-Gjilan

 

Koshi, duket se është i vjetër, por i zoti nuk di se kur është ndërtuar. Dyshemeja e koshit është punuar nga dërrasat, të cilat i janë mbivendosur bollëzave. Pjesa tjetër e koshit është punuar nga drurë të tipit të hatullave dhe shtyllave vertikale, të thurura me thupra në formë bisteku. Për të qenë më i qëndrueshëm në kohë, anash koshit janë vendosur 12 mbajtës të tipit të kontraforteve. Koshi ka një derë të vogël afër bazës prej nga nxirret misri. Përndryshe, misri hidhet në kosh nga ana e sipërme që është e hapur. Një mbulesë e veçantë është ajo e tipit të kulmit katërujës, e bërë apostafat për koshin.

You Might Also Like