Viti

KPF-ja e Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kryesuar nga Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit të Komunes së Vitisë , është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa , ku gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës, e një ndër pikat që është diskutuar më së shumti ishte ajo për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2023.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Bekim Azizi, i njoftoj fillimisht të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për vendimet që janë nxjerrë në seancën e fundit të Kuvendit.
Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan disa pyetje dhe ngritën edhe disa çështje e ku kryesisht përgjigjet për to në emër të ekzekutivit komunal i dha zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Në pikën e parë rreth pasqyrave financiare, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti, njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %. Aziz Zuka
Krahasuar me të hyrat e vitit 2022, janë realizuar të hyra më të larta për 250.723.51 euro.
Ndërsa, buxheti i alokuar për periudhën janar-dhjetor 2023, nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë kanë qenë 17.800.766 euro, ndërsa shpenzimet janë 17.059.275 euro. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 95,83 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, ka thënë drejtoresha Ajeti.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe këto pika:
-Propozim vendimi për inicimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të komunës.
Propozim vendimi për plotësimin e vendimit Nr. 01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin-ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete me Nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021.
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-49932 i datës 27.12.2023 për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores “Liria”, Gjilan, për një periudhe trevjeçare, 2024-2025-2026.
Gjithashtu u dhanë edhe dy informata si: Informate për planifikimin përfundimtar të prokurimit për vitin 2024 dhe Informatë nga DKA-ja për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë dhe fillimin e gjysmë vjetorit.

You Might Also Like