Arti pamor

Krijuesi pamor – grafik, profesori Rasim Vllasaliu do të mbajë ekspozitë personale -retrospektivë

 

Profesori i Artit Pamor Rasim Vllasaliu, më 15 shtator, duke filluar në ora 18, në Galerinë e Artit në Gjilan për dashamirët e Artit do të mbajë Ekspozitë Personale e titulluar Retrospektivë. Krijuesi Pamor-Grafik, Rasim Vllasaliu në këtë Ekspozitë do të paraqitet me punimet e tija që i ka krijuar për më shumë se 40 vite edhe atë në teknikat grafikë, vizatime, dizajn i tekstilit dhe dizajn grafik. Profesori Rasim Vllasaliu që me dekada të tëra ka dhënë kontribut të paçmueshëm edhe në arsim, duke mësuar e edukuar gjenerata të tëra, ka bërë të ditur se kjo ekspozitë do të jete për nderë të qytetarëve, nxënësve e profesorëve, të cilët bashkërrugëtuan me të mbi katër dekada. Për këtë ekspozitë po mbretëron një interesim i jashtëzakonshëm tek dashamirët e artit dhe qytetarët.

You Might Also Like